Ferran Torres nis aventurën te PSG me dy gola dhe flet për lidhjen me Fabian Ruiz

Ferran Torres e përjetoi në mënyrë të jashtëzakonshme debutimin me Paris Saint-Germain, pasi shënoi dy herë në ndeshjen e tij të parë me skuadrën franceze.

Të lidhura

None found

Sulmuesi spanjoll, i transferuar te PSG nga Barcelona, e nisi takimin në stol, por aktivizimi i tij ndryshoi menjëherë rrjedhën e paraqitjes personale.

Asistimet për të dy golat erdhën nga Fabian Ruiz, bashkëlojtari i tij i ri. Falë kësaj paraqitjeje, Torres u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.

“Ishte një fushë e vështirë dhe një ndeshje e komplikuar. Nuk jemi të kënaqur, pasi synimi ynë ishte fitorja, por marrja e një pike ishte e rëndësishme”, tha Torres për “Ligue 1+”.

Ai e cilësoi si të veçantë faktin që ndeshjen e parë e luajti përpara tifozëve parisienë, ndërsa theksoi se emocioni do të jetë edhe më i madh në “Parc des Princes”.

Kur u pyet për partneritetin me Fabian Ruiz, Torres u përgjigj shkurt, duke vënë në dukje cilësitë e mesfushorit spanjoll.

“Fabiani ka shumë cilësi, ndaj ne duhet vetëm të vrapojmë dhe ta çojmë topin në rrjetë”, u shpreh ai.

Torres foli pozitivisht edhe për ambientin në skuadrën e re, duke treguar se është ndier i pranuar që në ditët e para.

“Është një grup fantastik. E dija këtë edhe përpara se të mbërrija këtu. Të gjithë janë njerëz të mirë dhe lojtarë të mëdhenj, të cilët më kanë ndihmuar të ndihem si në shtëpinë time”, përfundoi Torres.


Shtuar 24.08.2026 09:40

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş