Mëngjesin e kësaj të hëne, një aksident rrugor është shënuar në autostradën Levan-Tepelenë. Tre automjete janë përplasur njëri pas tjetrit, ndërsa nga incidenti janë shkaktuar kryesisht dëme materiale. Një person ka mbetur i dëmtuar lehtë.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Fierit, i lënduari është larguar nga spitali dhe është kthyer pranë familjes.
Të lidhura
None found
Policia dhe shërbimet e qarkullimit rrugor shkuan menjëherë në vendin e aksidentit, ku morën masa për drejtimin e trafikut dhe rikthimin e normalitetit në lëvizjen e automjeteve.
Aksi Levan-Tepelenë karakterizohet nga qarkullim i lartë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, për shkak të lëvizjes së emigrantëve në drejtim të pikave kufitare.
Ndërkohë, ekspertët kriminalistikë kanë nisur veprimet procedurale në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
