Fernando Torres: Salah është lojtari më i mirë në botë

Mohamed Salah është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke luajtur 14 ndeshje në total dhe ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 6 herë.

Fernando Torres është pyetur se cili është lojtari më  i mirë në botë për të momentalisht dhe përgjigjia e tij ka befasuar.

“ 100% i sigurt që Salah është më i miri në botë. Mendoj se jo vetëm këtë sezon, por ka të paktën 2-3 sezone që është më i miri në botë. Salah për mua këto 5 vite  ka qënë një nga 3 lojtarët më të mirë, shifrat flasin më së miri për këtë gjë.

Ai nuk di të ndalet, vetëm shënon e shënon. Është i shpejtë dhe teknik, golashënues dhe vizionar, çfarë kërkon më nga një lojtar për ta shpallur lojtarin më të mirë në botë?”

Kështu është shprehur Fernando Torres për Salah, ku sipas spanjollit ai është personi që e meriton topin e artë./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 10:55

Tags: ,