Familja e Luis Rodriguez kërcënohet pas humbjes së Meksikës ndaj USA

Fitorja e Kombëtares së SHBA-së ndaj Meksikës në kualifikueset e Botërorit në datën 13 nëntor, vazhdon të sjellë pasoja, madje edhe negative. Luis Chaka Rodríguez, një mbrojtës i El Tri, raportoi në rrjetet e tij sociale se familja e tij ka marrë kërcënime me vdekje.

Si rezultat i humbjes 2-0 të Meksikës ndaj USA të premten, më 12 nëntor, mijëra tifozë kritikuan lojtarët e kombëtares së Meksikës, përfshirë Chaka Rodriguez.

Megjithatë, për lojtarin, disa urrejtës kaluan kufirin e sulmeve të tyre dhe vendosi të fyejë gruan e futbollistit meksikan, me kërcënime me vdekje dhe përdhunim. Chaka Rodriguez ka ndarë në Instagram dhe Twitter një mesazh direkt që ka shkëmbyer me një fans.

“Miguel, unë jam burri i gruas që i ke shkruar”, ka shkruar Chaka në Instagram. “E kuptoj që puna ime në kombëtare mund të jetë shkaku i gjithë kësaj tek ju. Nuk e justifikoj, por e kuptoj”.

Të lutem të mos i shkruash më gruas sime, të përdhunosh dhe të vrasësh janë fjalë shumë mizore, Miguel, ne nuk e meritojmë këtë, më së paku të përfshijmë familjen. Shpresoj që kjo të mbarojë tani. Zoti të bekoftë. ” vazhdoi ai.

Në një tjetër mesazh që ka shpërndarë në Instagram, Luis Rodriguez siguroi se “i kam parasysh sinqerisht pozitivet dhe negativet”.

“Futbolli është dhe do të jetë gjithmonë një ëndërr e realizuar për mua. Largimi nga kombëtarja nuk është një opsion për mua”, tha Chaka. Përveç kësaj, mbrojtësi i krahut tha se ai përdor rrjetet e tij sociale për të “ndarë fjalën e Zotit”.

“Ajo që bëre është t’u konfirmosh njerëzve se ne të gjithë duhet t’i afrohemi atij [Zotit], uroj me gjithë zemër që Zoti të të prekë zemrën dhe, nëse në ndonjë gjë tjetër përveç futbollit mund të të ndihmoj, do të jem i vëmendshëm. “shtoi futbollisti meksikan./h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 17.11.2021 15:03