Shqipëria është mposhtur 1-3 nga Italia në miqësoren e zhvilluar në stadiumin Air Albania.
Kuqezinjtë zhvilluan përgjithësisht një ndeshje të mirë, kur 2 traversa për pak sa nuk përfunduan në rrjetë.
Kombëtarja e nisi mjaft mirë sfidën teksa gjeti golin me Ismajlin i cili realizoi me kokë në minutën e 16′.
Por vetëm 4 minuta zgjati avantazhi pasi Di Lorenzo realizoi lehtësisht brenda zonës. 5 minuta më vonë, italanët shënuan sërish këtë herë me sulmuesin e Freiburg, Grigo. Në pjesën e dytë ishte sërish Grifo ai që realizoi dhe golin e 3.
Ndërkohë, më 19 nëntor Shqipëria luan një tjetër miqësore këtë herë ndaj Armenias. /G.D albeu.com/