Mbrëmjen e djeshme në “Allianz Stadium” u zhvillua ndeshja mes Juventusit dhe Romës, takim që u mbyll 1-1 mes tyre.
Kjo ndeshje sigurisht ishte e veçantë për Paulo Dybalan, i cili rikthehet në “Allianz Stadium” për herë të pas që pas largimit nga “Zonja e Vjetër” por këtë herë me fanellën e Romës.
Në stadium kishte vetëm duartrokitje nga tifozët, të cilët e pritën mirë ish-sulmuesin e tyre, ndërsa brohorisnin në momentin që lexoheshin formacionet.
Tifozët e Juventusit gjithashtu nderuan Dybala-n me një pankartë: “Faleminderit për gjithçka, Paulo je i madh”.
Juventus fans’ reaction when Paulo Dybala’s name was announced. ❤️pic.twitter.com/sX9eBylp7x
— Toto (@totoscrib) August 27, 2022