Pasi nënshkroi së fundmi për skuadrën italiane të Serisë B, Como, ku është edhe aksioner, Cesc Fabregas i bëri të qarta ndjenjat e tij kur foli për legjendën e Barcelonës, Lionel Messi.
35-vjeçari, i cili ishte shok i skuadrës së argjentinasit për tre sezone te Barça, ishte së fundmi në ‘El Programa de COPE’ dhe foli për dëshirat e tij për sulmuesin.
“Si një tifoz i Barcelonës, shpresoj dhe uroj që Messi të kthehet në Barcelonë”, tha Fabregas.
“Ai ka një vit të mbetur në Paris, por do të më pëlqente. Është një ëndërr që klubi dhe të gjithë tifozët e kanë, por unë po flas si tifoz.”
Mesfushori spanjoll nuk është i vetmi që dëshiron ta shohë Messin te Barcelona, pasi presidenti Joan Laporta ndan këto ndjenja.
“Ndjehem sikur kam, si president, një borxh moral ndaj tij, në mënyrë që t’i jap atij momentin më të mirë të karrierës së tij, ose t’i jap një moment më të mirë, për fundin e karrierës së tij”, tha Laporta për “The New York Times”./ h.ll/albeu.com