Manchester United ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme.
Në kuadër të 1/32 të Kupës FA, Manchester United ka shënuar fitore minimale ndaj Aston Villa.Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e tetë të takimit, nga mesfushori Scott McTominay.
Aston Villa gjeti golin e barazimit në minutën e 51’, por VAR-i vendosi të anulonte golin për një pozitë jashtë loje.
Skuadra e Ralf Rangnick administroi mirë avantazhiin deri në fund të ndeshjes dhe tashmë kalon në fazën tjetër. r.t/albeu.com