Familja e fshehtë e Kim Jong-un, Seuli: Lideri i Koresë së Veriut mund të ketë një djalë ose një vajzë më të vogël

Sipas një raporti të ri të inteligjencës së Koresë së Jugut, vajza e Kim Jong-un, udhëheqësit të Koresë së Veriut, mund të mos jetë fëmija i vetëm dhe pranë saj mund të ketë një vëlla ose motër më të mitur.

Të lidhura

None found

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Koresë së Jugut ka dalë gjithashtu në përfundimin se regjimi po e trajton Kim Joo-ae-n si trashëgimtaren e mundshme të të atit.

Që nga viti 2022, Kim Joo-ae është parë gjithnjë e më shpesh pranë Kim Jong-un në ceremonitë kryesore politike dhe ushtarake. Mediat zyrtare të Koresë së Veriut kanë filluar t’i atribuojnë asaj tituj që tradicionalisht u rezervohen liderëve të lartë dhe pasardhësve të tyre.

Më parë, inteligjenca jug-koreane kishte sugjeruar se Kim Jong-un mund të ishte prind i tre fëmijëve, por radha e tyre e lindjes mbetej e paqartë. Tani, Seuli raporton se ka prova që tregojnë se Kim Joo-ae ka një vëlla ose motër më të vogël. Njëkohësisht, hetimet vazhdojnë për të verifikuar ekzistencën e një vëllai më të madh. Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, edhe nëse një vëlla më i madh ekziston, ai nuk shihet si pretendent për të marrë frenat e pushtetit.

Kim Jong-un erdhi në krye të Koresë së Veriut në vitin 2011, pas ndarjes nga jeta të të atit, Kim Jong-il. Ai vijoi kështu linjën dinastike të familjes Kim, e cila u nis nga gjyshi i tij, Kim Il-sung.

Trashëgimia e drejtimit në Korenë e Veriut përbën një nga misteret më të mëdha të regjimit, ndërkohë që daljet publike të Kim Joo-ae ushqejnë spekulimet se ajo po përgatitet për një rol drejtues në të ardhmen e vendit.


Shtuar 10.09.2026 12:09

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabet