FA Cup/ Man.City mposht Evertonin dhe kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Manchester City ka arritur të mposhtë Evertonin dhe të avancojë në gjysmëfinalen e FA Cup.

Pjesa e parë edhe pse pati ritëm dhe raste, u mbyll në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, City dominoi ndeshjen duke provuar të fitojë ndeshjen, ndërsa Evertoni mundohej të rrezikonte përmes kundërsulmeve.

Siç ka bërë shumë herë gjatë këtij sezoni, Ilkay Gundogan u bë protagonisti kryesor i Cityt.

Gundogan shënoi në min (84′) për të zhbllokuar rezultatin pas një ndeshje të vështirë.

Ndërsa Evertoni tentoi të barazonte, ishte Kevin De Bruyne i cili dyfishoi avantazhin e Cityt në min (90+2).

Rezultati përfundimtar, Everton 0-2 Manchester City. Tani, City shkon në gjysmëfinale të FA Cup ku i bashkohet skuadrës së Southamptonit. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2021 20:30