Shifër rekord! SHBA injekton 2.5 milionë vaksina në ditë

Presidenti Joe Biden arriti qëllimin për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, përpara afatit të vendosur prej tij për 100 ditët e para në detyrë.
Tashmë Shtetet e Bashkuara po bëjnë rreth 2.5 milionë vaksinime në ditë.
Në Britani, gjysma e të rriturve kanë bërë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, duke u bërë ekonomia e parë e madhe në botë që arrin një moment të tillë të rëndësishëm.
Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock bëri të ditur në Twitter se vetëm të premten ishin përdorur mbi 660 mijë dozash.
Dje Kryeministri britanik Boris Johnson mori dozën e tij të parë të vaksinës, duke u imunizuar me AstraZeneca – të cilën disa vende evropiane e kishin pezulluar përkohësisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Izraeli është ndër vendet më të suksesshme në vaksinimin e popullsisë, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara, Kili dhe më pas Mbretëria e Bashkuar.
Investitorët po vëzhgojnë me kujdes se cilat ekonomi do të mund të rimëkëmben së pari./albeu.com/
 


Shtuar 20.03.2021 20:31