Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid në vitin 2018 dhe qëndroi për vetëm tre sezone tek Juventus.
Më e pakta që mund të themi është se portugezi bëri gjithçka për t’u larguar nga Piemonte. Ronaldo ishte i lodhur nga zhvillimi brenda skuadrës dhe kishte nisur kërkimet për një klub të ri.
Kjo nuk e befasoi shokun e tij të ngushtë, Patrice Evra, i cili në një intervistë për “La Repubblica” kritikoi qëndrimin e Juves në lidhje me Ronaldon.
“Cristiano ka nevojë për dashuri dhe respekt. Ai e kuptoi se në Torino po bëhej “kokë turku” për rezultatet negative të Juventusit. Por shumë harrojnë se fitimi i Serisë A çdo vit është sukses. Nëse pyet Andrea Agnellin, qëllimi i vërtetë i Juves çdo vit është të triumfojë në kampionat, jo në Ligën e Kampionëve. (…) Kritikët e Ronaldos në Itali kanë qenë qesharakë dhe madje pak hipokritë. Peshën e tyre kanë pasur edhe fjalët e Massimiliano Allegrit në një konferencë për shtyp, kur tha se “Cristiano nuk do të luajë çdo ndeshje”. Nuk është e nevojshme t’i thuash disa gjëra në publik, duhet t’ia thuash privatisht” , tha Evra për median italiane.