Everton ka një mesazh për 6 skuadrat e Premierligë: Jeni tradhtarë të futbollit

Skuadra e Evertonit ka reaguar për themelimin e ‘European Super League’ duke kritikuar gjashtë klubet angleze që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.

Chelsea, Liverpooli, Manchester Unitedi, Manchester City, Arsenal dhe Tottenham Hotspur – janë gjashtë skuadrat që do të marrin pjesë në Superligë.

Everton përmes një komunikate i ka quajtur këto gjashtë klube si tradhtarë të futbollit dhe prishjes së këtij sporti.

“Gjashtë klube që veprojnë për interesat e tyre. Gjashtë klube që po njollosin reputacionin e ligës sonë. Gjashtë klube që kanë zgjedhur të mos i respektojnë klubet tjera. Gjashtë klube që po tradhtojnë mbështetësitë e tyre dhe të futbollit”, shkruhet në komunikatën e Evertonit.

Përveç gjashtë klubeve nga Premierliga, në këtë kompeticion të ri do të marrin pjesë edhe klubet, si: Milan, Inter, Juventus, Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid

Shtuar 20.04.2021 11:30