Me videon më epike, Ledri zbulon si bëhet Sara xheloze për vajzat në Dubai (VIDEO)

Ledri Vula, Sara Hoxha dhe vogëlushja e tyre Poem Blu po kalojnë disa ditë pushime dhe relaksi në Dubai.

Tashmë është bërë e ditur se bashkë me çiftin ndodhet edhe ekipi i Ledrit pasi këngëtari nuk ka shkuar vetëm për tu relaksuar, por edhe për një projekt të ri.

Ledri dhe Sara kanë ndarë në Instagramin e tyre pamje nga vendi luksoze, por video e fundit e Ledrit ishte ajo më epikja.

Reperi zbulon anën xheloze të partneres së tij, teksa ndjek me sy një vajzë me bikini në plazh, por Sara është aty për t’i futur tmerrin. /albeu.com/


Shtuar 20.04.2021 11:24