Sherr mes 4 të rinjve në Tiranë, 26 vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër

Policia ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar, pasi gjatë një konflikti me tre persona në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në datën 29 mars, në rrugën “Naim Frashëri” pas një konflikti për motive të dobëta. Po për këtë ngjarje janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 identifikuan dhe shpallën në kërkim personin që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikt me 3 shtetas të tjerë, shtetasin G. D., 26 vjeç, pasi me datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri” pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, pasi  janë konfliktuar me shtetasin G. D”, njofton policia.


Shtuar 2.04.2021 09:20

Tags: ,