Euro 2024/ Ronaldo dhe Portugalia të pandalshëm, edhe një kombëtare tjetër siguron kualifikimin

27 pikë në 9 ndeshje. Portugalia nuk ndal ritmin. Luzitanët marrin një fitore shumë të thjeshtë në Liechtenstein, me shfirat 0-2.

Ronaldo si vera, pavarësisht viteve që kalojnë, 38-vjeccari sa vjen e përmirësohet në shifrat. Goli i mbrëmjes së sotme është i 128-ti i tij me Kombëtaren, një shifër e jashtëzakonshme, e arritshme vetëm nga ata që kanë lindur për këtë sport.

Goli i dytë dhe që siguroi suksesin ishte ai i mbrojtësit Cancelo, në minutat e para të pjesës së dytë.

Në grupin J, është Sllovakia që pret biletë në Europian. 19 pikë të grumbulluara ka kjo përfaqësuese pasi mundi 4-2 Islandën në shtëpi, në Tehelné pole (Bratislava). Shorti për fazën e grupeve të Euro 2024 do të mbahet me 2 dhjetor, në orën 18.00.


Shtuar 16.11.2023 23:30