Euro 2024/ Këto janë 11 skuadrat e kualifikuara deri tani

Ka shkuar në plot 11 numri i kombëtareve të kualifikuara deri tani në Kampionatin Europian, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë, që është vendi organizator.

Vlen të theksohet se Hungaria dhe Sllovakia ishin dy kombëtaren e radhës që mbrëmjen e sotme arritën të siguronin një biletë për në finalet e Europianit, teksa Shqipëria mund të jetë e radhës që mund të vulosë matematikisht kualifikimin.

Kuqezinjtë do të masin forcën me Moldavinë në orën 18:00, teksa 1 pikë do të mjaftonte që Kombëtarja e Silvinjos të festonte zyrtarisht kualifikimin.

Skuadrat e kualifikuara deri më tani për në Euro 2024:

Gjermania

Portugalia

Franca

Belgjika

Spanja

Skoci

Turqia

Austria

Anglia

Hungaria

Sllovakia


Shtuar 16.11.2023 23:44