Euro 2024, FSHF publikon planin stërvitor dhe mediatik për 2 ndeshjet e fundit në grup

FSHF-ja ka zbardhur programin e kombëtares kuqezi për sfidat e fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për fazën eliminatore Euro 2024.

Nëpërmjet një postimi, FSHF ka bërë të ditur për ndjekësit planin e përfaqësueses për ditët më vendimtare.
Të premten, më datë 10 nëntor, do të bëhet shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar, duke filluar nga ora 12:00 e mesditës.

Më 11 nëntor, Sylvinho do të mbajë konferencën e parë për shtypin në ambientet e FSHF-së. Ndërsa konferenca do të paraprijë mbërritjes së futbollistëve në Tiranë.

Më 13 nëntor do të zhvillohet seanca e parë stërvitore që do të vazhdojë deri më datën 16 nëntor, kur Shqipëria ka nisjen për në Moldavi e vleshme për Grupin E.

Sfida që do të luhet në Stadionul Zimbru të Kishinjevit më 17 nëntor, është “sold-out” sa u takon biletave në Moldavi.

Një tregues i madh për rëndësinë që ka kjo përballje, me moldavët që luajnë shanset e tyre për një kualifikim historik në Europian.

Shqipëria do të përmbyllë rrugëtimin më datë 20 nëntor me Ishujve Faroe në “Air Albania”.

Një mbrëmje që pritet të marrë përmasa të jashtëzakonshme festive, duke qenë se kuqezinjve u mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin e dytë në histori në një kampionat Europiane./albeu.com

 


Shtuar 9.11.2023 14:40