“Euro 2020” vazhdon nesër me dy ndeshje, ja oraret dhe stadiumet

Kampionati Evropian Euro 2020 do të rikthehet nesër, ku në kuadër të fazës eliminatore, Uellsi do të zhvillojë ndeshje kundër Danimarkës, ndërsa Italia do të përballet me Kombëtaren e Austrisë.

Fillimisht, ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Uellsit e Danimarkës, e cila fillon nga ora 18:00, kurse me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Italisë dhe Austrisë.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiume neutrale, ku uellsianët dhe danezët udhëtojnë drejt Amsterdamit në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, kurse Italia dhe Austria zbarkojnë në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Euro 2020; Faza eliminatore

18:00 Uellsi – Danimarka (Stadiumi Johan Cruijff Arena-Amsterdam)

21:00 Italia – Austria (Stadiumi Wembley-Londër)


Shtuar 25.06.2021 16:39