Bonucci para finales Itali-Angli: Gjyshërit kundër të rinjve, ai është mes më të mirëve në botë

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, ka folur në prag të finales së Europianit kundër Anglisë.

Mes të tjerash, ai ka folur edhe për vlerat e Harry Kane.

“Nuk e zbulojmë tani, është mes më të mirëve në botë. Në këto t ri ndeshje kemi patur fatin të përballemi me disa prej lojtarëve më të rëndësishëm në botë. Është një stimul më shumë për ne”, ka thënë mbrojtësi i Juventus-it.

Në lidhje me sulmin e Anglisë: “Të rinjtë kundër gjyshërve… Kanë sulmues shumë të fortë, do të duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj tyre. E dimë vështirësitë që mund të na krijojnë dhe do të duhet të bëjmë kujdes ndaj shpejtësisë së tyre”.


Shtuar 9.07.2021 17:06