Euro 2020: Qeveria britanike nxjerr rregullat për tifozët italian

COVID- Përkundër hapjes 75% të Wembley (rreth 60,000 spektatorë), numri i tifozëve të Azzurrit që synojnë të shkojnë në Londër për të mbështetur Italinë do të jetë i kufizuar.

Në fakt, qeveria britanike ka informuar se vetëm 1000 italianë do të lejohen për finalen e Kampionatit Evropian 2020 kundër Anglisë.

Për 1000 fatbardhët qeveria britanike ka nxjerrë rregulla për t’u ndjekur:

1. Ata do të jenë në Mbretërinë e Bashkuar për vetëm 12 orë dhe do të qëndrojnë në një vend për sa kohë që janë në Londër.

2. Në stadium ata do të duhet të shfaqin prova të testit negative ( ky kontroll do të kryhet në mënyrë rigoroze pas orës 3 të pasdites në 9 korrik)

3. Dhe pas kthimit në Itali 5 ditë izolim në shtëpinë ose vendbanimin e tij.

Ministri Britanik i Transportit Grant Shapps u bëri thirrje tifozëve italianë, ata që nuk janë pjesë e 1000 personave të mos vijnë në Angli:

” Nëse do të zbulonim pasagjerë që mbërrijnë vetëm për të parë ndeshjen, ata nuk do të lejohen. Shumë fluturimet direkte janë anuluar për këtë arsye “


Shtuar 9.07.2021 14:55