EURO 2020/ Mbyllet pjesa e parë në Holandë – Austri, ky është rezultati (VIDEO)

Kombëtarja e Holandës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Kombëtares së Austrisë.

Holanda është në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte qendërsulmuesi Memphis Depay që gjeti golin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (11′).

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por Holanda nuk i konkretizoi rastet, siç ishte ai i Depay, që dështoi të shënonte në portën e zbrazur për rreth pesë metra.

Ndërkohë, Austria nuk ka mundur të tregojë vetën duke mos pasur ndonjë rast të rrezikshëm.

Kësisoj, rezultati i pjesës së parë: Holandë 1 – 0 Austri


Shtuar 17.06.2021 21:49