“Lashë fëmijën në krevat dhe e mbyta”, çfarë tha para hetuesve piloti 32 vjeçar

Tashmë është vërtetuar se piloti 32-vjeçar është vrasësi i bashkëshortes së tij, Carolinës. Mediat greke shkruajnë se i riu ka pranuar autorësinë e krimit makabër dhe si shkak ka treguar se është bërë zënka mes tyre, vetëm disa orë para vrasjes.

Kërcënimi i Carolinës për largimin me të bijën dhe kërkesa e saj për tu ndarë i kishte çuar gjërat në një tjetër nivel, shprehet ai duke sjellë vrasjen.

“E vrava Karolinën. Shkak u bënë fërkimet që kishim atë natë. Ajo thjesht erdhi në vëmendjen tonë atëherë. Lashë fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”- mësohet të ketë thënë ai.

Ky rrëfim i 32-vjeçarit erdhi pas tetë orësh marrjeje në pyetje. 32-vjeçari u arrestua sot me preteksin se do të identifikonte një tjetër person që ishte vënë në pranga për vrasjen e tëshoqes. Ai kishte planifikuar të arratisej drejt Turqisë, por tashmë po merret në pyetje si i dyshuar. Provat e mbledhura treguan se ai është vrasësi i bashkëshortes.

Shtuar 17.06.2021 21:42