EURO 2020/ Ukrainë – Angli, lojtari i ndeshjes shpallet Harry Kane

Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj Ukrainës me rezultat 4-0, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Golat e ndeshjes i realizuan Harry Kane në min 5’ dhe 50’, Harry Maguire në min 46’ dhe Jordan Henderson në min 63’.

Pas ndeshjes UEFA shpalli futbollistin e ndeshjes, ai është Kane.

Sulmuesi ishte fantastik në këtë ndeshje, dhe kontribuoi me dy gola në fitoren e Anglisë.

Shtuar 3.07.2021 23:12