EURO 2020/ Gjysmëfinalja e dytë, Angli – Danimarkë: Formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Italia mbrëmë u bë finalistja e parë e EURO 2020 dhe sonte do të mësojë me kë do të përballet. Prej orës 21:00, Anglia do tentojë me çdo kusht të mundë Danimarkën dhe për herë të parë në histori të kualifikohet në finale.

“Tre Luanët” nuk e kanë fituar kurrë Europianin, kurse rivali, Danimarka, ia ka dalë në vitin 1992, në një nga Europianët më surprizues. Sonte në Londër do të jetë një betejë, por sigurisht skuadra e Southgate është e favorizuar nisur nga emra që ka në ekip.

Formacionet e mundshme:


Shtuar 7.07.2021 10:15