13 vjeçari mbytet në pishinë

Një 13 vjeçar është mbytur ditën e djeshme teksa ishte futur për tu larë në një pishinë në Gjakovë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:19 dhe sipas raportimeve 13 vjeçari ishte nga Gjakova.

Në njoftimin e policisë thuhet se pasi trupi u gjet në pishinë u dërgua menjëherë në spital, por i mituri kishte ndërruar jetë.

Procedurat shëndetësore vijojnë për ekzaminimin e trupit të pajetë dhe ppolicia po mundohet të zbardhë rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Shtuar 7.07.2021 10:19