EURO 2020/ Belgjika fiton me përmbysje ndaj Danimarkës, kualifikohet në fazën tjetër (VIDEO)

Belgjika ka arritur të fitojë me përmbysje ndeshjen ndaj Danimarkës.

Danezët kaluan në avantazh me Yussuf Poulsen që u asistua nga Hojbjerg  që në minutën e (2′).

Ky gol gjithashtu ishte goli i dytë më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Danimarka kishte raste edhe disa raste të arta, por nuk i konkretizuan, andaj pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 – 0.

Më hyrjen e Kevin de Bruyne në lojë ndryshoi gjithçka për Belgjikën.

Një super aksion që nisi nga Lukaku, asistoi De Bruyne dhe Thorgan Hazard nga afërsia shënoi për të barazuar rezultatin (55′).

Më pas, De Bruyne realizoi supergol nga distanca pas asistimit të Eden Hazard për t’i dhënë fitoren Belgjikës (70′).

Danimarka provoi të gjente golin duke rrezikuar me Martin Braithwaite që goditi shtyllën, por ishin të pasuksesshëm.

Belgjika kualifikohet në fazën e eliminimit direkt me gjashtë pikë të tubuara në dy ndeshjet e para, derisa Danimarka mbetet pa pikë në fund të tabelës./

 


Shtuar 17.06.2021 19:56