“Carolina donte të largohej bashkë me foshnjen nga shtëpia”, kontradiktat e njëpasnjëshme që nxorën zbuluar bashkëshortin vrasës

Detaje të tjera i mëshojnë akuzës se vrasësi i Carolinës, është bashkëshorti i saj. Një gjë të tillë e dëshmojnë dhe vetë fjalët e pilotit 32 vjeçar, i cili bie në kontradikta me dëshmitë e veta.

Sipas burimeve të policisë, burri i Caroline fatkeq ra në kontradiktat e mëposhtme:

Ai kishte dëshmuar se ishte i lidhur në një shtyllë, ndërsa u zbulua se ai ishte i lidhur në një pozicion fetal.

Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ai po përdorte celularin e tij.

Ai e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur me një shtyllë.

Kamera në katin përdhes regjistroi në mesnatën e 11 majit, 32-vjeçarin me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre përgjithmonë. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.

Caroline donte të largohej nga shtëpia me fëmijën

Ka gjithashtu informacione se Caroline kohët e fundit donte të largohej nga shtëpia me fëmijën dhe po kërkonte të gjente një hotel për të qëndruar. Në fakt, nga sms-të që kanë shkëmbyer, duket se çifti kishte fërkime. Informacioni thotë se edhe natën e vrasjes, duket se ata ishin grindur me viktimën që ishte në papafingo dhe pilotin në katin përdhes.

Shtuar 17.06.2021 19:58