Etrit Berishës i buzëqesh fati, ja kush është gjiganti europian q po interesohet për të

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, duket se do të ndryshojë desinacion. Berisha nuk ëhstë më pjesë e planeve të skuadrës italiane të Torinos, prandaj ai ka vendosur të ndryshojë kampionat.

Për Berishën klubi më i interesuar për ta afruar është treguar deri në këto momente është Gallatasaraji.

Edhe pse portieri ka bërë shumë mirë sa herë ka veshur fanellën e Torinos, në këtë edicion ai është lënë në stol me klubin që është përqendruar te portieri Milinkoviç-Saviç. Ditët e fundit është raportuar edhe për një përplasje të Berishës me trajnerin Juriç dhe kjo duket se shtyu drejt lënies jashtë të tij në ndeshjet e fundit, duke mos e grumbulluar as në panknë.

Sipas DAZN, nga kjo situatë duket se po përpiqet të përfitojë Gallatasaraj, i cili është në kërkim të një portieri cilësor. Këto burime sqarojnë se klubi turk është gati ë transferojë gardianin shqiptar para mbylljes së merkatos së dimrit.

Një ndihmë atyre po ua jep edhe FIFA, e cila duke parë situatën e krijuar nga tërmeti i tmerrshëm që tronditi Turqinë, raportohet se ka vendosur të shtyjë me 10 ditë mbylljen e merkatos në këtë vend. Kështu, palët do të kenë kohën e mjaftueshme të negociojnë për të transferuar Beirshën në Stamboll, ku do të luajë përkrah emrave si Ikardi, Mertens, Rashica apo edhe Zaniolo i cili iu bashkua së fundmi kësaj skuadre.


Shtuar 8.02.2023 22:44