Eto’o për Topin e Artë: Nëse je një lojtar afrikan, është më e vështirë për ty të fitosh

Samuel Eto’o ka deklaruar se për lojtarët afrikanë është më e vështirë të marrin Topin e Artë.

“Kjo është një deklaratë fakti. Nëse je një lojtar afrikan, është më e vështirë për ty ta fitosh atë. Vetëm Weah ia doli në vitin 1995. 27 vjet më parë. Duhet të ndryshojë gjithashtu historinë sportive të kontinentit tonë.

Ne nuk jemi thjesht njerëz të varfër, të dënuar me fatin e të tjerëve. Ne jemi talentë, jo njerëz të varfër”, tha ish-sulmuesi i Barcelonës. /albeu.com/


Shtuar 4.05.2022 20:57