Eto’o i sigurtë se Kupa e Afrikës do të zhvillohet sipas planit

Kupa e Afrikës thuhet se do të shtyhet dhe të zhvendoset për muajin shtator, megjithatë Eto’o nuk beson se një gjë e tillë do të ndodh.

Ai ka premtuar se federata kamerunase do të përkrah deri në fund idenë për mbarëvajtjen e turneut sipas planit.

“Pse nuk duhet të luhet?”, ka pyetur ai në intervistë për Canal+.

“Federata që unë përfaqësoj do të mbrojë fuqishëm kompeticionit. Eurot u luajtën në mes të pandemisë dhe me stadiume të mbushura. Pse të mos luajmë ne? Ne duhet të jemi të qartë në këtë aspekt”, shtoi Eto’o.

Kupa e Afrikës shihet si problematike për shumë liga evropiane, për shkak të numrit të madh të lojtarëve afrikanë në radhët e tyre. /albeu.com


Shtuar 21.12.2021 14:14