I intervistuar nga “Radio Bianconera”, ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi, iu rikthye dëmtimit të Pol Pogbasë.
“Për sa i përket menaxhimit të dëmtimit të Pogbasë, nuk jam dakord se si klubi ia la zgjedhjen lojtarit. Në kohën time do të kishte shkuar ndryshe, nëse opsioni më i mirë do të ishte operacioni, djali do të duhej të bënte një operacion, sepse fundja është ende një punonjës i paguar mirë. Tani jetojnë me këtë faktor të panjohur për të ditur si do të shkojë sezoni.
Pogba do të përballojë Kupën e Botës, me rrezikun se mund të lëndohet herët a vonë. Tani mbetet vetëm të shpresohet që gjithçka të shkojë mirë sepse po flasim për një lojtar të nivelit më të lartë. Në kontekstin që po përjeton Juvja, nëse menaxhohet mirë, Faxholi dhe Mireti mund të rriten shumë dhe të bëhen të rëndësishëm për të ardhmen”.