Christian Eriksen sot mbush 30 vjeç dhe nuk mund të kishte një dhuratë më të mirë për përvjetorin.
Tetë muaj pasi pësoi një arrest kardiak gjatë Kampionatit Evropian Danimarkë-Finlandë, lojtari i Brenford ka luajtur ndeshjen e tij të parë miqësore, me synimin për të finalizuar përgatitjen e tij për t’u rikthyer.
Eriksen mori pjesë për një orë në provën që Brentford luajti me dyer të mbyllura në qendrën e tyre stërvitore.
Danezi, pasi vodhi një top, asistoi të parin nga tre golat e Josh Dasilvës, autor i një hat trick që i dha fitoren skuadrës së tij (3-2). Eriksen madje u afrua të shënonte dy herë në fillim të ndeshjes.
Është ndeshja e parë që Eriksen ka luajtur që nga ai 12 qershor i tmerrshëm kur ai u rrëzua në fushë.
Në Angli ai tashmë mund të luajë me Brentford. /albeu.com/
⚽⚽⚽ @joshdasilva_
? Today’s Match Report as @ChrisEriksen8 made his return to action ➡ https://t.co/tA0pQMg7KR#BrentfordFC pic.twitter.com/UOvXt1n6GZ
— Brentford FC (@BrentfordFC) February 14, 2022