Eriksen i kërkoi lojtarëve të Danimarkës të vazhdonin ndeshjen me Finlandën

Mesfushori Christian Erisken ishte në gjendje të rëndë në ndeshjen ndaj Finlandës, ngase për disa minuta ishte duke luftuar për jetë pas një sulmi në zemër.

Por, falë stafit mjekësore, danezi shpëtoi dhe tani është në shtruar në spital, aty ku është në gjendje stabile.

Eriksenit pasi iu stabilizua gjendja ka bërë hapin e madh, duke telefonuar bashkëlojtarët dhe kërkuar nga ta që të vazhdojnë ndeshjen.

Këtë e ka zbuluar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, derisa shtoi se tani lojtari ndihet më mirë.

 


Shtuar 12.06.2021 20:56