EURO 2020/ Danimarkë- Belgjikë, ndalet loja në minutën e 10-të në nder të Eriksen (VIDEO)

Christian Eriksen është nderuar nga të gjithë tifozët dhe Kombëtaret e Danimarkës dhe Belgjikës.

Po luhej minuta e 10 e takimit kur topi u largua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndeshja vazhdoi pas nderimit për mesfushorin danez, Danimarka është në avantazh ndaj Belgjikës me golin e Poulsen.

 


Shtuar 17.06.2021 18:26