Gjest madhështor nga tifozët hungarezë për Eriksen (VIDEO)

Christian Eriksen mbajti gjithë botën e sportit në ankth ditën e shtunë, teksa pësoi atak kardiak në fushë, në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.

Për fatin e mirë, gjendja e lojtarit tashmë është e qëndrueshme dhe po përpiqet për t’u rikthyer në normalitet. Të shumta ishin mesazhet mbështetëse për mesfushorin danez.

Së fundmi kanë qenë tifozët e Hungarisë, të cilët përpara ndeshjes me Portugalinë, në kor kanë thirrur emrin e Eriksenit.

Një gjest shumë i mirë ky nga hungarezët, që tregojnë mbështetjen për mesfushorin e Interit.


Shtuar 16.06.2021 15:33