Erdhi momenti, Romelu Lukaku shkel në Milano: Jam shumë i lumtur (VIDEO)

Dita e Lukakut sapo ka filluar, ku sulmuesi belg sapo është rikthyer tek Interi.

Së fundmi, belgu ka zbarkuar në Milano, rreth orës 6:30 të mëngjesit, ku në orët në vazhdim do të nënshkruajë kontratë të re me Interin.

Lukaku ka ndaluar jashtë aeroportit për të bërë disa foto me tifozët zikaltër dhe më pas është drejtuar brenda makinës. Romelu Lukaku u largua nga Interi në drejtim të Chelsea për një shumë marramendëse, por nuk dha për klubin anglez.

“Inter, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, ishin fjalët e para të Lukakut./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.06.2022 07:56