Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka lavdëruar mesfushorin Pedri pas humbjes ndaj Italisë.
Dje, Spanja u eliminua nga Italia në gjysmëfinale, pasi dështuan nga 11-metërshat.
Pas ndeshjes, Enrique tha se as legjenda Andres Iniesta nuk ishte në nivelin si Pedri.
“A e keni parë turneun që Pedri zhvilloi? Asnjëherë nuk kam parë një 18-vjeçar të luajë si Pedri në këtë turne, as Andres Iniesta. Është çmenduri”, deklaroi ai.
Italia në finale do përballet me fituesin e takimit, Angli – Danimarkë./