Në fillim të kësaj vere, Carlo Ancelotti tha se qëllimi i Real Madridit është të luftojë për të gjashtë trofetë këtë sezon.
Megjithatë, kjo mund të mos jetë e mundur.
Gazetari Jorge Picon raporton se Kupa e Botës për Klube FIFA mund të mos zhvillohet këtë sezon. Real Madridi u kualifikua për të pasi fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Klubi nuk ka marrë asnjë lajm për turneun dhe ka shumë mundësi që ai të mos zhvillohet për faktin se kalendari i futbollit tashmë është i mbingarkuar.
Kupa luhet zakonisht në dhjetor-janar. Kjo nuk është e mundur për shkak të Kupës së Botës 2022. Koha më e hershme që FIFA mund të organizojë një turne është maji 2023.
Megjithatë, kalendarët evropianë dhe të La Ligës janë ndërtuar me idenë që turneu të zhvillohet në dimër. /albeu.com/