Elseid Hysaj pranë ribashkimit me Sarrin te Lazio

Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, është pranë transferimit tek Lazio ku do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Hysaj është transferimi perfekt për Sarrin, pasi italiani e njeh mbrojtësin shqiptar dhe kualitetet e tij.

Hysaj në anën tjetër do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori dhe do të mund të shkonte në Lazio me parametër zero. Ai shihet si lojtari perfekt që të transmetojë filozofinë e Sarrit tek lojtarët e Lazios.

27 vjeçari do të firmos kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2026 e cila kap shifrën rreth dy milionë eurosh në sezon./

Shtuar 23.06.2021 10:08

Tags: , ,