Në ndeshjen e parë të EURO 2024, Shqipëria humbi duke bërë kështu Italinë fituese, me rezultanin 2-1. Por, kritikat ndaj Elseid Hysajt për golin e dytë të pësuar ndaj Italisë, zunë jo pak vend në media dhe opinionin sportiv shqiptar.
Futbollisti uli kokën dhe shmangu goditjen e Nicolò Barella-s në minutën e 16, gol që çoi Italinë në avantazh.
Për këtë veprim të Hysajt, tifozët nuk ja kanë kursyer kritikat mbrojtësit dhe një ndër komentet më virale lidhur me look-un e tij.
Ndërkohë së fundmi, Hysaj ka ndryshuar pamje dhe kjo nuk mund të kalohej pa vënë re.
Ai ka ndryshuar modelin e shumëpërfolur të flokëve dhe gjithashtu është bërë bjond.
Elseid Hysaj, duket se nuk do të jetë më pjesë e Lazios sezonin e ardhshëm. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë, nuk do të luajë më sezonin e ardhshëm me klubin e Lazios, pas tre viteve të kaluara në Romë.
Bardhekaltrit e kanë nxjerrë në shtije dhe janë në pritje të një oferte të majme.
Sipas mediave italiane, klube nga Katari dhe Arabia Saudite kanë shfaqur interes për mbrojtësin e djathtë. Gjithashtu, klubi ka nxjerrë në shitje edhe Mandas, Isaksen dhe Castellanos.