Elseid Hysaj bëhet me skuadër të re

Elseid Hysaj mund të quhet lojtari më i ri i Lazios.

Takimi mbrëmjen e së enjtes mes përfaqësuesit të tij, Mario Giuffredi, dhe drejtuesve bardhekaltër u mbyll me marrëveshje, e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Hysaj do të firmosë me lacialët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me pagë 1.8 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Që nga sezoni 2014-2015, kur ishte pjesë e Empolit, Hysaj në shtatë sezone është aktivizuar në total në 200 ndeshje në Serinë A. Golin e vetëm në elitën e futbollit italian e ka shënuar në fitoren 2-0 të Napolit ndaj Sassuolos dy sezone më parë.


Shtuar 2.07.2021 19:19

Tags: ,