EL CLASICO/ Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës, Barcelona – Real Madrid: Formacionet e mundshme

“El Clasico” e parë e këtij viti dhe e dyta e këtij sezoni do të zhvillohet ditën e sotme në Arabinë Saudite në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

Hera e parë që këto dy skuadra do të përballen në këtë format të ri të Superkupës me 4 skuadra në garë.

Reali padyshim vjen më i favorizuar pasi është lideri i La Liga dhe ia doli të fitonte ndeshjen e fundit ndaj Valencias me rezultatin 4-1. Barcelona në krahun tjetër ka njëlloj përmirësimi, por ende noton në ujëra të turbullta pasi pozicionohet e 6 në tabelën e renditjes dhe vjen pas një barazimi dramatik në fundjavë ndaj Granadas.

Formacionet e mundshme: 

Barcelona XI (4-3-3): Marc-Andre Ter Stegen; Dani Alves, Ronald Araujo, Gerard Pique, Jordi Alba; Nico Gonzalez, Sergio Busquets, Gavi; Ousmane Dembele, Luuk de Jong, Memphis Depay.

Real Madrid XI (4-3-3): Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba, Ferland Mendy; Luka Modric, Casemiro, Toni Kroos; Marco Asensio, Karim Benzema, Vinicius.


Shtuar 12.01.2022 11:24