Egzon Bejtullai i bashkohet zyrtarisht Dritës

Drita ka konfirmuar se Egzon Bejtullai është lojtari i tyre më i ri.

Klubi gjilanas bëri të ditur se lojtari me të nënshkruar kontratën, i është bashkuar ekipit në Turqi.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dritës:

Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.

Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.

Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026. /Telegrafi/


Shtuar 17.01.2024 21:39