Mbrëmjen e sotme u luajtën ndeshjet e mbetura të Kupës së Ligës në Angli. Befasinë e madhe bëri Manchester United, që u mund pas 90 minutash West Ham. Londinezët fituan minimalisht 0-1, me golin e Manuel Lanzini në minutën e 9, duke u hakmarrë për humbjen në kampionat.
Arsenal duket se është kthyer në formë dhe sot e tregoi ndaj modestëve të Wimbledon, duke fituar pastër 3-0 dhe siguruar kalimin më tej. Laçazette me penallti (11′), Smith Roëe (77′) dhe Nketiah (80′) ishin autorët e golave.
Chelsea kishte një ndeshje shumë të komplikuar ndaj Aston Villas, por në fund ia doli të fitojë me penallti 4-3, pas barazimit 1-1 në 90 minuta. Nga 11 metrat u vendos edhe sfida mes Wolves dhe Tottenham. Koha e rregullt u mbyll 2-2 dhe pas penalltive Spurs u shpallën fitues dhe kaluan më tej.
Duhet të themi se kjo fazë e Kupës së Ligës vendoset vetëm nga një ndeshje, pra nuk ka sfida kthimi dhe pas 90 minutave kalohet direkt te penalltitë. Ky kompeticion, është i treti për nga rëndësia në ishull.