Edi Reja: Unë dua të vazhdoj, por nuk varet vetëm nga unë

Në prag të ndeshjes miqësore të Shqipërisë ditën e nesërme ndaj Armenisë, në orën 17:30, në stadiumin “Air Albania”, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili ka analizuar këtë sfidë.

“E kemi thënë shpesh si është situata e kontratës. Unë nuk kam probleme, janë të tjerët që vendosin. Ky është një diskutim për mediat dhe presidentin se është ai që bën konkluzionet. Mendoj se është bërë mirë, duhet vetëm të fshijmë vetëm periudhën e fundit, me Izraelin e Islandën kishte pritshmëri për ndonjë rezultat më shumë.

Më vjen keq, ka pasur edhe episode. Nëse do të hiqnim kohët shtesë, mund të ishim në kryesim se aty pësuam gol. Më vjen keq për djemtë e të gjithë. Kjo është situata. Unë ndjej se mund të vazhdoj, por nuk më takon mua të jap vlerësimin.

Tani po punojmë me të rinjtë, po afrojmë disa, po shoh lojtarët e kampionatit shqiptar dhe do të mundohem të aktivizoj ndonjë, se kanë treguar se mund të jenë pjesë, por janë të rinj. Do t’i shohim e vlerësojmë hap pas hapi me kalimin e kohës.

Ndonjë gjë duhet përmirësuar në aspektin e mentalitetit se mungon në pjesë të ndeshjes. E diskutojmë prej kohësh, ishim përmirësuar sa i përket tensionit, por në periudhën e fundit u përsërit. E kemi folur e rifolur, kemi parë videot, jemi të ndërgjegjshëm për defektet e problemet tona.

Kohët e fundit disa episode na shkuan keq, edhe në ndeshjen ndaj Italisë kemi bërë më shumë se në ndeshjet e tjera, meritonim ndonjë gol më shumë. Duhej të bënim më shumë edhe në fazën mbrojtëse dhe qetësinë në fazën e konkludimit në portë.

Por aty janë karakteristikat e lojtarëve që vendosin se janë ata që të bëjnë gol. Po flisnim me Hysajn për Imobilen, ata janë pa Imobilen prej shumë kohësh, ai është një lojtar që kur gjuan në zonë të bën gol.

Nëse do të gjenim një lojtar që të konkretizon të gjithë punën që bëjmë, do të ishte e shkëlqyer. Ne po punojmë, po punojmë mirë, po bëjmë gjithçka në fazën konkluese, por është edhe fat. Se ndonjëherë gjuan keq e bën gol. Por kjo është pjesë e futbollit, e mendoj dhe e kam thënë që dua të shoh paraqitjen.

Nuk e kemi bërë në pjesën e parë, por në të dytën e interpretuam mirë. Mua më interesonte të shihja a ishim kompetitivë, edhe pse mungonin lojtarë. Kemi bërë një grup të mirë dhe nëse të gjithë e ndjejnë këtë fanellë, është e qartë që aspekti karakterial dhe Dëshirës kalon mbi cilësinë shpesh. Në këtë pikëpamje, ekipi është rritur shumë.

Nuk është puna për të gjetur lojtarë, por për fat të keq koha kalon dhe dikush duhet të largohet nga kombëtarja për çështje moshe. Unë po vlerëosj, ne po shohim rreth 40 lojtarë, tani po ngutemi, pasi objektivi është kualifikimi në Europian. Por duhet të luash shanset që ke.

Ndaj po shoh lojtarë të rinj, edhe mosha bën të vetën dhe bëhet e vështirë, se është çështja e harmonisë në skuadër. Është një gjë të punosh 3-4 vite me një grup, por afrimi i të rinjve bëhet më i vështirë integrimi.

Por duhet të veprojmë shpejt se në mars nisin kualifikueset, ndaj nga kjo pikëpamje duhet të vlerësoj aspektin karakterial që nuk do të ketë probleme në grup, që kush vjen, duhet të luajë për Shqipërinë, luan apo jo.

Duhet të ketë një sjellje shumë pozitive, vlen më shumë të jesh një grup se të kesh cilësi të mira, por nuk integrohesh mirë dhe bën dëme. Nga kjo pikëpamje, nga ndeshjet e ardhshme zyrtare, nuk do të ndodhë më, pasi do të bëj zgjedhje përfundimtare. Prej një viti e tre ditë nuk fitojmë, është shumë, nuk jam mësuar kështu. Armenia është një test i rëndësishëm, edhe unë duhet të bëj zgjedhje që të luajnë disa të rinj, që duhet ti shoh në ndeshje miqësore.

Nuk di të them për çështjen e rezulatit, por dua të shoh disa lojtarë që mund t’i besojmë në të ardhmen. Janë të rinj që janë në Shqipëri dhe mund t’i aktivizoj nesër.

Mua më intereson ti shoh, nuk dua të krijoj pritshmëri, por shpresoj të më japin paraqitjen si në klubet  e tyre. Kanë bërë mirë me Katarin e Arabinë Saudite, tani pres përmirësim. Do të më pëlqente edhe mua të fitonim, se ka kaluar një vit dhe t’i jepnim fund e të niste një jetë e re”, shprehet Reja./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2022 15:32