Edhe pse mund të kalojë te Interi, Allegri pritet të startojë me Dybala

Sipas Sky Sport Italia, Paulo Dybala do të startojë kundër Interit të dielën mbrëma, në derbin e tij të fundit italian me Juventusin në Serie A.

Sipas Sky Sport Italia, ai është projektuar me Dushan Vlahovicin në sulmin e Juventusit gjatë seancave të fundit stërvitore.

Pikërisht 28-vjeçari është lidhur me një kalim te Interi, por shumë tifozë të Bianconerëve shpresojnë që të mos shohin “La Joyan” sezonin e ardhshëm me fanellën e rivalëve.

Dybala mund të luajë ndaj Interit edhe njëherë nëse Bianconerët dhe Nerazzurrët kualifikohen në finalen e Kupës së Italisë.

Interi do të takohet me Milanin pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa Juventusi do të presë Fiorentinën pasi fitoi 1-0 në Firence.


Shtuar 2.04.2022 09:10