Eden Hazard do të operohet

Lajm i keq për Real Madridin. Sprova me lëndimet e Eden Hazard shton një tjetër kapitull të zi.

Anësori belg do të mungojë në javët e ardhshme për shkak të një operacioni, i cili do të konsistojë në heqjen e pllakës së osteosintezës në fibulën e djathtë. Me kontratë deri në vitin 2024, 7-shi i bardhë ka humbur më shumë se 60 ndeshje për shkak të dëmtimeve.

Pa shumë hapësirë ​​në planet e Carlo Ancelottit, Madridi është ende në kërkim të një zgjidhjeje për 31-vjeçarin në merkaton e verës së ardhshme.

Kështu thuhet në deklaratën zyrtare të klubit madrilen: “Lojtari ynë Eden Hazard do të operohet në ditët në vijim”. /albeu.com/


Shtuar 25.03.2022 17:56

Tags: