Aksident në Tiranë, makinat bëhen copash tek Brryli, njëra thuajse futet në lokal (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë e llojit ‘Wolkswagen’ ka kaluar me semafor të kuq në zonën e njohur si “Brryli” në kryeqytet dhe kjo gjë ka sjellë përplasjen e tij me një makinë tjetër.

Kjo e fundit është e llojit ‘Mercedez Benz’ dhe udhëtonte në drejtimin e saj, kur makina ngjyrë gri shkoi dhe u përplas me të. Pas përplasjes, mjeti i llojit ‘Wolkswagen’ ka përfunduar thuajse brenda një lokali që ndodhet në kthesë të kësaj rruge.

Dëmet materiale duket se janë të shumta, por ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.


Shtuar 18.06.2021 23:38