E tërboi humbja e ekipit të zemrës, kjo video në Europa League bëhet “hit”

Ajax-Roma ishte një nga ndeshjet më të bukura të mbrëmjes së kaluar në Europa League. Verdhekuqtë e Fonsecas, e vetmja skuadër italiane që ka mbetur në garë në kompeticionet evropiane, fitoi 1-2 me përmbysje.

Rezultat që afron Romën me gjysmëfinalet, por gjithçka do të zgjidhet të enjten e ardhshme në “Olimpico”. Një episod i veçantë ndodhi gjatë duelit të luajtur në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.

Një nga personat që mbledhin topat, goditi me top Riccardo Calafiorin. Ishin minutat shtesë të ndeshjes, mbrojtësi 18-vjeçar nuk e kurseu ofendimin ndaj tifozët të trishtuar të Ajax dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Shtuar 9.04.2021 13:42